MENU
klinika

Pritet të drejtoj "Eurovizion"

Dënohet për evazion fiskal modelja Bar Rafaeli

24.04.2019 - 11:20

Bar Rafaeli është në telashe, pasi u dënua nga një gjykatë izraelite për fshehje të një pjesë të fitimeve të saj.

Modelja  do të drejtojë  edicionin e radhës së festivalit të muzikës “Eurovision”, i cili do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv.

Bukurosha Bar Rafaeli është përballur me një gjykatë në Lod.

Gjykata e shpalli fajtore duke e dënuar me 4.5 milionë dollarë.

Akuzat për fshehje parash kanë të bëjnë me vitet 2009-2010, kohë kur modelja jetonte në SHBA dhe ishte e lidhur me aktorin Leonardo DiCaprio.

Ndërkohë 33-vjeçarja ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në apel.