MENU
klinika

NBA

Duele të forta për të kapur “play-off”-in

02.04.2019 - 10:41

Vëmendja më e madhe tani në NBA është për ekipet e fundit që hyjnë në fazën play-off, ku më shumë ngjeshje ka në Konferencën e Lindjes.

Boston Celtics u shkaktuan humbjen e 39-të sezonale Miami Heat e tashmë për skuadrën nga Florida vendi i tetë në Lindje është në rrezik serioz.

110-105 përfundoi ky takim në favor të skuadrës më të titulluar në NBA, e udhëhequr nga Kyrie Irving, që e mbylli takimin me 25 pikë, pa harruar dhe “triple-double” e Al Horford: 19 pikë, 10 asiste dhe 11 rikuperime.

Për Heat nuk mjaftuan 30 pikët e Goran Dragic, falë të cilit miqtë iu afruan përmbysjes së madhe, por pa ia dalë dot mbanë.

konica sportkonica sport mobile

Indiana Pacers iu imponuan 111-102 Detroit Pistons (mungonte Blake Griffin) dhe vazhdojnë t’i bëjnë presion Bostonit për vendin e katërt. 7 nga 9 lojtarët e Pacers, që luajtën në këtë takim, kishin numër dyshifror pikësh.

Milwaukee Bucks mbeten në krye të Konferencës së Lindjes, teksa në takimin e radhës mposhtën 121-131 Brooklyn Nets. Giannis Antetokounmpo dominoi skenën në “Barclays Center” të New Yorkut me 28 pikë e 11 rikuperime, ndërsa Eric Bladsoe shkëlqeu me 29 pikë.

Fitore edhe për Toronto Raptors 121-109 ndaj Orlando Magic. Danny Green rezultoi më i miri për ekipin kanadez me 29 pikë në total, duke qenë i saktë në 7 nga 10 tentativat për tri pikë.