MENU
klinika

"Kam një lidhje personale me këtë..."

Edhe Dua Lipa pjesë e “UNICEF”

15.04.2019 - 15:10

Dua Lipa së fundmi ka udhëtuar drejt Libanit, me një mision të “UNICEF”, për të takuar familjet refugjate.

Këngëtarja e njohur ka publikuar foto dhe video nga takimet me fëmijët, të cilët duken se kanë shijuar shumë orët e kaluara me të.

Dua ka rrëfyer se për të ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta, që i ka hapur sytë. “Kam kaluar eksperiencën më të veçantë në Liban për 3 ditë me radhë duke punuar me ‘UNICEF’, duke takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve dhe trajnimet e rë rinjve dhe programe për zhvillimin e aftësive.

Unë veçanërisht dua të flas për refugjatët, duke qenë se ndjej se kam një lidhje personale me njerëzit që përshtaten me kushtet ku u vendosën për shkak të konflikteve.

Asnjë familje dhe fëmijë nuk zgjedh për të lënë të afërmit. Të gjithë kanë të drejta. Të gjithë meritojnë të drejta të barabarta dhe një vend ku mund të mësojnë, të jetojnë dhe të arrijnë gjithë potencialin e tyre”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në “Instagram”.

 

Gjithashtu ajo ka publikuar një video në të cilën shihet se ka mësuar vallet tradicionale të refugjatëve. Kujtojmë se dhe Rita Ora është bërë pjesë e këtij misioni të “UNICEF” dhe pak ditë më parë ajo vizitoi Kosovën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!