MENU
klinika

Lajmi i papritur

Ermal Meta: Do shkëputem nga muzika

24.04.2019 - 10:31

Këngëtari me origjinë shqiptare shumë i famshëm në Itali, Ermal Meta ka dhënë një lajm të papritur për të gjithë fansat e tij.

Ermali do të shkëputet nga muzika për një farë kohe.

Më datë 20 prill ditën ku ai festonte edhe ditëlindjen, këngëtari ka mbajtur një koncert përmbyllës të turit të tij.

Pas kësaj këngëtari do të bëjë një periudhë pushimi 2-vjeçare, ndërsa do shijojë suksesin e madh që ka arritur.

 

Kujtojmë se Ermal Meta  vitin e kaluar përfaqësoi Italinë në Eurovision.

Sipas fjalëve të tij, mbetet të besohet se kjo shkëputje nuk do të jetë e përhershme dhe këngëtari me origjinë shqiptare do të shkëlqejë sërish në skenat e mëdha të muzikës.