MENU
klinika

Projekton të ardhmen

Gattuso takim ‘blic’ me agjentin e Cristiano Ronaldos

23.04.2019 - 19:12

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso pavarësisht fokusit për të kualifikuar kuqezinjtë në Champions League, shqetësohet edhe për të ardhmen e tij.

Italiani ndjen se pankina e tij po lëkundet ndjeshëm pas rezultateve negative dhe nëse Milani nuk kualifikohet në Champions, largimi i tij është i pashmangshëm.

Mbrëmjen e djeshme, tekniku kuqezi ka darkuar me menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe interesat e personazheve si Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo apo Joao Cancelo.

Mendes dhe Gattuso janë miq prej kohësh dhe duket se darka e mbrëmshme është shfrytëzuar për të folur në lidhje me të ardhmen e trajnerit aktual të Milanit, nëse do shkarkohet nga stoli kuqezi.

Sipas mediave italiane,  Newcastle United po kërkon një zëvendësues për Raffael Benitez dhe Mendes ka shumë miq atje, për të sugjeruar emrin e Gattusos.

Me të ardhmen e paqartë në stolin e Milanit, Gattuso po mendon që tani për të siguruar të ardhmen dhe Newcastle duket një destinacion që e tërheq teknikun kuqezi.