22.04.2019 - 13:51
Pas operacionit të policisë, si rezultat i të cilit u arrestuan katër persona ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qevrisë ndalimin e katër personave e cilësoi si një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.
Postimi i plotë:
“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit?Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse?”-thekson Rama.