MENU
klinika

Deklarata

Grabitja Rinas/ Sejko: Dëmtojnë të gjithë ekonominë

23.04.2019 - 14:54

Guvernatori Gent Sejko iu përgjigj interesit të medias lidhur me grabitjen e 9 prillit në Rinas. 

Banka e Shqipërisë si institucion licensues është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ambientet e tyre pra në objektet e tyre.

Lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, e cila si rregullore është forcuar.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre.” -u shpreh Sejko ndërsa shtoi se bankat janë të mirëkapitalizuara dhe janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.

Ai sqaroi se Banka e Shqipërisë është institucion licencues, dh si e tillë është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ruajtjen e ambienteve të tyre, pra në objektet e tyre.

Sejko sqaroi se lidhur me transportin e vlerave monetare ka një udhëzim i Ministrisë së Brendshme që rregullon transportin e vlerave monetare në aspektin e sigurisë, rregullore e cilat është forcuar dhe tashmë është në fuqi.

Guvernatori tha se, ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit.

Masat e marra, janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që ne e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikëqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë se bankave në ambientet e tyre” tha Guvernatori.

Sipas tij bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet dhe janë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje.

Ajo që na shqetëson më shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve ndikimi negativ në imazh, ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare” tha Sejko.

Më 9 prill tre persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë me avionë, dhe u larguan.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alarmi për kredinë

Sejko “fshikullon” bankat