MENU
klinika

'Grushtoi' tifozin pas ndeshjes

Dënimi që rrezikon Neymar

30.04.2019 - 17:45

Neymar Junior nuk po kalon një sezon të mirë tek PSG me dëmtimet që kanë penalizuar shpesh sulmuesin.

Braziliani dëshiron të jetë protagonist me ekipin e tij por uljet dhe ngritjet e sezonit aktual duket se e kanë ‘bezdisur’ së tepërmi 27-vjeçarin.

Numri 10 i parizienëve arriti të shënonte një gol në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Rennes, të cilën kampionët e Ligue 1 e humbën pas goditjes së penalltive.

Neymar ishte protagonist jo vetëm për golin e shënuar në këtë ndeshje pasi në momentin që lojtarët e PSG po ngjiteshin drejt podiumit në “Stade de France” për të marrë medaljet e skuadrës humbëse, braziliani u konfliktua me një tifoz, madje duke u përplasur fizikisht,

Gjesti i shëmtuar i Neymar nuk i pëlqeu aspak trajnerit, Tuchel i cili e kritikoi lojtarin e tij.

“Nuk kishte përse të ndodhte kjo. Nuk e pashë momentin, por më thanë shumë vetë më pas. Është e papranueshmë të sfidosh fizikisht një tifoz”. u shpreh trajneri.

Më herët, braziliani u skualifikua me 3 ndeshje në Champions pasi ofendoi gjytarin e sfidës PSG-Manchester United.

Por, pas episodit të ndodhur me tifozin në kupë, Neymar rrezikon një tjetër dënim shembullor me 5 ndeshje duke humbur dhe sezonin aktual, gjë që do i shtonte telashet yllit brazilian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça 'kërcënon' Liverpool-in

Ja si pritet të jetë “Camp Nou”