03.04.2019 - 22:59
Mauro Icardi është rikthyer me gol, ndërsa Inter ka fituar 4-0 në Genoa, duke lënë pas dritëhijet dhe “blinduar” vendin e tretë. Roma ndalet 2-2 në shtëpi me Fiorentinën, ndërsa Spal ka mposhtur 1-0 Lazion.
Ish-kapiteni i zikaltërve ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij me penallti. Golat e tjerë të skuadrës së Spalletti-t janë realizuar nga Gagliardini (15′, 81′) dhe Perisic (54′). Genoa ka luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 39-të.
Kjo fitore e zikaltërve është bërë akoma më e rëndësishme nga ndalesat e Lazio-s së Strakoshës dhe Roma-s, dy rivale direkte në garën për një vend në Champions.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 30
Bonucci-Kean, Juve fiton edhe pa Ronaldon
Serie A, Java 30