MENU
klinika

Detajet

Korçë/ Zjarri masiv përfshin pyjet prej disa orësh

06.04.2019 - 17:03

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Gjonomadh të Korçës.

Forca të shumta të zjarrfikëses dhe punonjës të emergjencave civile ndodhen në vendin e ngjarjes.

Raportohet se nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjesh dhe bimësi e ulet.

Zjarri vijon të jetë aktiv prej disa orësh. Po punohet për lokalizimin e vatrës.