MENU
klinika

Kosovë

KQZ nuk certifikon kandidatët e “Listës Serbe”

24.04.2019 - 18:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk i certifikoi 4 kandidatët e subjektit politik “Lista Serbe”, që pritet të garojnë për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.

Kjo, për faktin se dy anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje nuk votuan për këtë certifikim.

Tri nga 4 kandidatët në fjalë ishin të njëjtët kryetarë komunash që dhanë dorëheqjen nëntorin e vitit të shkuar, për shkak të taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës mbi mallrat serbe.

Sipas dy anëtarëve që votuan kundër, arsyeja e këtij veprimi ishte se, në aktin e dorëheqjes, kandidatët e “Listes Serbe” e quanin Kosovën, “Kosovo i Metohija”, që në fakt nuk është emri kushtetues i saj.

Një prej anëtarëve të kësaj force politike, Stevan Veselinoviç e cilësoi certifikimin si një sulm politik, e tha se ndalimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të “Listes Serbe” në zgjedhjet lokale në veri shfuqizon praktikisht të gjitha të drejtat politike për serbët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN