MENU
klinika

Flet menaxheri

Ledri Vula anulon koncertet/ Çfarë po ndodh?

29.04.2019 - 15:40

Një lajm jo i mirë vjen nga Ledri pasi  ai i ka anuluar të gjitha koncertet.

Menaxheri i tij, Faton Shoshin e ka konfirmuar lajmin.

Ndërsa ai u  pyet edhe në lidhje me arsyet e këtij vendimi i cili sigurisht ka mërzitur të gjithë fansat e Ledrit.

Menaxheri u shpreh se për pak ditë do të na tregojë më shumë detaje rreth këtij vendimi dhe asgjë për momentin.”Vetëm pak durim”ka sqruar ai.

Gjithçka do të zbulohet në vijim, ndërkohë kujtojmë se projekti i fundit i Ledrit ishte kënga “Menemadhe” një bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kresha.

Kënga e lartëpërmendur pati një suksese të madh e referuar klikimeve në You Tube i kaloi 24 milion klikime.