Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long, ka shënuar dje golin më të shpejtë në historinë e Premier League.
Irlandezit iu deshën vetëm shtatë sekonda për të shënuar ndaj Watford.
Watford nisi lojën nga mesi i fushës dhe në një top të kthyer në mbrojtje, Long i rrëmbeu topin Craig Cathcart dhe shënoi në portën e Ben Foster.
Me golin e djeshëm, Long thyen kështu rekordin e mbrojtësit të Tottenhamit, Ledley King, që kishte shënuar pas 10 sekondash ndaj Bradford në vitin 2000
Well done Shane Long, history maker with the fastest goal in the Prem. There won’t be a cow milked in Tipp tonight ??? #ShaneLong pic.twitter.com/vEUmW3uaHz
— Paddy ? (@PaddyHartnett77) April 23, 2019
Edhe Alan Shearer kishte shënuar pas dhjetë sekondash për Newcastle kundër Manchester City në vitin 2003.
Golat më të shpejtë në historinë e Premier League:
- Shane Long (7 seconds)
- Ledley King (9.82 seconds)
- Alan Shearer (10.52 seconds)
- Christian Eriksen (10.54 seconds)