Manchester City është fituesi i Derbyt, pas fitores 0-2 ndaj United në “Old Traford”
Citiziens kanë thelluar krizën e United duke rimarë kreun e Premier League me një pikë më shumë se Liverpooli pas 35 javëve kampionat. Sfida ndaj “Djajve të Kuq” konsiderohej si pengesa e fundit e vështirë në rrugën drejt titullit për skuadrën e Guardiolës. Skuadra e Solskjaer rezistoi vetëm në pjesën e parë , sepse në fraksionin e dytë City shënoi dy gola.
Ishte portugezi Bernardo Silva që hapi serinë e golave në minutën e 54′ ku pas depërtimit në zonë shtangu De Gean me një goditje të bukur në cepin e portës.
I ardhur nga stoli, Leroy Sane përkeqësoi punët e Manchester United duke dyfishuar rezultatin në minutën e 66′ pas një kundërsulmi vrasës nga të tijët.
City hedh kështu një hap galopant drejt titullit kampion duke rimarrë kreun në Premier League. Për ekipin e Solskjaer vazhdon momenti negativpasi Manchester United pësoi humbjen e 7-të në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Tre ndeshjet e mbetura të City-t janë ndaj Burnley dhe Brighton në transfertë dhe Leicester në shtëpi që në letër janë ‘kafshata’ të lehta për ekipin e Guardiolës.
Nga ana tjetër, United mund të ngushëllohet vetëm me disfatën 3-1 që pësoi Arsenali ndaj Wolves pasi gara për vendin e 4-t mbetet e hapur dhe të dielën ndaj Chelsea-t, Djajtë e Kuq do të luajnë një finale të vërtetë për zonën Champions.