Kohët e fundit ai është lakuar shumë në medie të ndryshme, kjo edhe për arsyen se Milot Rashica po shënon ndeshje për ndeshje, duke i dhënë pikë dhe kualifikimin në Kupë ekipit të tij, Werder Bremen.
Së fundmi, mesfushori kosovar ka gëzuar disa të rinj me iniciativë të Werder Bremen. Në videon e titulluar “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”, është bërë një përmbledhje e paraqitjeve më të mira të Rashicës, derisa për të flasin bashkëlojtarët e tij, trajneri e fansat e Werder Bremenit.
Gjithashtu, ka edhe fansa shqiptarë të cilët tregojnë se sa shumë inspirohen nga arritjet e Rashicës, i cili tashmë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Talenti i Kombëtares së Kosovës po shkëlqen në vitin 2019. 22-vjecari ka shënuar 9 gola në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 10 në total në edicionin 2018/19 deri më tani. Ai ka dhuruar edhe 2 asiste.