Toronto Raptors korrigjuan veten pas disfatën me Orlando Magic në përplasjen e parë të serisë së play off-it, duke dominuar në të dytën me rezultatin e thellë 111-82.
Kawhi Leonard shkëlqeu me 37 pikëve, por nuk ngeli pas as Kyle Lowry që e mbylli takimin me 22 pikë, apo 19 pikët dhe 19 rikuperimet e Pascal Siakam. Ndeshja e tretë zhvendoset të shtunën në parketin e Orlandos.
Denver Nuggets janë rikthyer gjithashtu tek suksesi, duke barazuar 1-1 serinë e përballjeve me San Antonio Spurs.
Skuadra nga Colorado triumfoi 114-105 pavarsisht disavantazhit prej 19 pikësh pak para se të mbyllej perioda e tretë, ia doli të përmbyste gjithçka dhe të të fitonte në fund me 9 pikë diferencë.
Më i mirë për Nets rezultoi Jamal Murray, që edhe pse e nisi keq me 8 tentativa të gabuara, 21 nga 24 pikët e tij i relizoi në periodën e fundit. Gary Harris shtoi edhe 23 pikë për të zotët e shtëpisë, ndërsa Nikola Jokic iu afrua “triple-double” me 21 pikë, 8 asiste dhe 13 “rebound”.
E vetmja skuadër deri tani që ka mundur të çojë në 2-0 serinë e përballjeve në play off është Portlandi, që ia doli të triumfonte 114-94 kundër Oklahomas.
Avantazhi në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm 37-21, rezultoi vendimtar për Trail Blazers, që u udhëhoqën nga C.J. McCollum dhe Damian Lillard, respektivisht me 33 dhe 29 pikë, ndërsa Maurice Harkless shtoi 14 pikë e 9 “rebound” për vendasit.
Paul George u mundua të bënte rezistencë në radhët e Rockets me 27 pikë në total, por që ishin pak për të shmangur humbjen. Takimi i tretë i serisë do të zhvillohet në orët e para të së premtes në Oklahoma. Gjatë sezonit të rregullt, Thunder i kishin fituar të katër përballjet me Blazers.
Rezultatet:
- Toronto Raptors-Orlando Magic 111-82 (1-1)
- Denver Nuggets-San Antonio Spurs 114-105 (1-1)
- Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 114-94 (2-0)