MENU
klinika

Super goli i Xavit

Kampionatin e ndërron, por zakonin s’e harron

23.04.2019 - 18:06

Nëse përmendet Xavi Hernandez të gjithëve ju vjen në mendje spektakli i dhuruar nga ”maestro” spanjoll në fushën e blertë.

Përveç klasit në mesfushë dhe asistimeve ‘magjike’, Xavi mbahet mend edhe për golat nga goditjet e dënimit, veçanërisht në radhët e Barcelonës.

Mosha për spanjollin është thjesht një numër pasi edhe pse është 39-vjeç, ai vazhdon t’i mrekullojë fansat me klasin e tij.

Prej kohësh pjesë e Al-Sadd në Katar, Xavi realizoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në minutën e 9-të në ndeshjen e Championsit aziatik, kundër skuadrës nga Uzbekistani, Pakhtakor (2-1).

Ai ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen dhe nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar të reagonte.

Në minutën e 74′, ish-mesfushori i Barcelonës ishte pranë golit të dytë nga goditja e lirë por këtë herë, portieri u ndodh në kohën dhe vendin e duhur duke shpëtuar portën.

Me formën e treguar në Katar, Xavi vërteton edhe një herë se pavarësisht moshës, klasi është i përhershëm.