Që nga fitimi i Championsit në 2011, skuadrat e trajnerit spanjoll kanë dështuar të përmbushin pritshmëritë në Europë.
Pas ‘divorcit’ me Messin, Pep Guardiola ka provuar shijen e eleminimit më shumë nga sa pritej. Një dekadë më parë , dukej sikur edhe fati e kishte të vështirë të gjunjëzonte ekipin e Pep, derisa erdhi humbja e në gjysmëfinalet e kompeticionit ndaj Interit të Jose Mourinhos, në sezonin ku ‘The Special One’ fitoi tripletën me Interin.
Eleminimi në gjysmëfinale ndaj Chelsea, në vitin 2012 nuk pritej, por spoanjollin e shqetësontë edhe rivaliteti gjithmonë e më i nxehtë me Mourinhon që atë periudhë ishte në Madrid.
Kjo humbje shënoi fundin e një epoke, në vend që të ishte tregues se forma e keqe në Europë ishte rastësi, por që nga ajo kohë, ecuria e tij është alarmuese.
Ai trashëgoi një ekip të madh në Mynih, por Guardiola thjesht plotësoi pritshmëritë bazë në Bavari dhe asjëherë nuk i tejkaloi ato. Ai pa sesi ekipi i tij përfundoi në shtëpi nga Real, gjatë periudhës që drejtonte Bayernin.
Pep e pranoi më vonë se atë po e tradhëtonin parimet e tij, duke zgjedhur një filozofi loje ku provoi humbjen dërrmuese 4-0 në vitin 2014 kur Reali i Carlo Ancelotti fitoi “La Decima-n”.
Taktika e tij e çuditshme 3 kundër 3, dështoi ndaj Barcelnës, pasi Messi,Suarez dhe Neymar ishin në formën e tyre më të mirë. Bayerni ra drejtë e në grackën në vitin 2016 kundër Atleticos, që ‘dashuron’ kundërsulmet ndaj skuadrave të hapura.
Gjatë këtyre tre sezoneve, Manchester City nuk po gjen dot ilaçin e duhur për t’i shkuar në fund Champios-it.
Ish-trajneri i ‘Citizens’, Manuel Pellegrini konsiderohej ‘problem’ për mungesën e suksesit të City-t në Europë, por duket se as Pep nuk po shikon ‘ditë të bardha’ në këtë kompeticion.
Liga e Kampioneve është një garë që është e vështirë për t’u planifikuar. Një karton i kuq, një dëmtim dy-javor apo një episod i keq në një ndeshje, janë mjaftueshëm për të dështuar. Ekipet e Guardiolës kanë vuajtur atë që zakonisht mund të përshkruhet si një mungesë e pazakontë e qetësisënë momentet kyçe, por pas tre sezonesh të pasuksesshme, një shkak i ri duhet zbuluar.
Ata janë zakonisht në mesin e favoriteve për shkak të drejtimit nga Guardiola por sukseset e tij duken edhe më tej në kampionate. City konsiderohet si favoritë për shkak të lojtarëve si Kevin de Bruyne, Sergio Aguero apo dhe Raheem Sterling. Nëse problemi qëndron në formacion, anglezët derdhin menjëherë miliona.
Që nga koha kur atij i mungon në ekip një si Messi, tekniku ka provuar sukses vetëm në shtëpi por asnjëherë në Champions.
Ekipet e mëdha dominojnë ligat e tyre, por ato gjithashtu mund të gjejnë një mënyrë kur vjen koha të dominojnë edhe në Europë. Pavarsisht gjithë vlerave e tij dhe parave të shpenzuara, Pep ende nuk ka gjetur diçka për ekipin e tij aktual.
Pasi arritën suksesin e dëshiruar në Premier League, ekipi anglez duket se do të detyrohet të derdhë një tjetër çek prej 500 mln euro për të projektuar edhe suksesin e munguar në Ligën e Kampionëve.