MENU
klinika

Gjermani me 'valixhe në duar'

Pogba dhe Eriksen në Madrid, Kroos kërkon ‘divorcin’ me Realin

12.04.2019 - 22:18

Mesfushori gjerman Toni Kroos duket është bindur plotësisht për t’u larguar nga Reali i Madridit.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori 29-vjeçar ka kërkuar largimin, pasi duket i bindur se e ka mbyllur ciklin e tij te madrilenët, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2022.

Ndërkohë, edhe presidenti Florentino Perez, me trajnerin Zinedine Zidane, nuk kanë ndërmend të bëjnë rezistencë, pasi në skuadër mund të mbërrijnë Pogba dhe Eriksen, ndaj largimi i Kroos nuk do të bënte shumë bujë.

Presidenti Perez kërkon 60 milionë euro për yllin e Gjermanisë, por në rast se mungon konkurrenca, ai mund t’i ulë pretendimet deri në 50 mln.

Kroos u transferua nga Bayerni i Mynihut te Reali i Madridit, në verën e vitit 2014 dhe gjatë 5 sezoneve me fanellën e Realit, ka fituar 3 herë Ligën e Kampionëve, si dhe shumë trofe të tjerë.

Për një lojtar si gjermani, i cili garanton shumë siguri në mesin e fushës kanë shfaqur interes Manchester United, Interi dhe Juventusi, ndërkohë që anglezët mund të ofrojnë edhe ndonjë lojtar në këmbim për të arritur tek Kroos.