Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje në kampionatin portugez.
Në sfidën e zhvilluar mes Chaves dhe Nacional, arbitri kryesor ka ndalur sfidën për disa çaste pasi kolegut të tij, i duhej të duhej të shkonte në mënyrë urgjente në tualet.
Chavez ishte duke kryesuar 2-1 ndaj Nacional në Primeira Liga dhe 10 minuta pas pushimit, anësori Jorge Cruz nuk duroi më pasi i duhej të shkonte sa më shpejt në tualet.
Teksa një prej portierëve po përgatitej për të goditur nga rivënia fundore, anësori i dha flamurin arbitrit kryesor dhe u nis me vrap drejt banjës.
Quando estás à rasca, e não consegues evitar…??
São coisas que acontecem. ?#futebolpositivo #LigaNOS #betpt #Nacional #Chaves pic.twitter.com/WXG0ROTCtd— bet.pt (@bet_pt) April 29, 2019
Gjithashtu edhe lojtarët e shfrytëzuan momentin për të pushuar dhe për t’u freskuar me ujë derisa u rikthye anësori. Pasi u rikthye, arbitri kryesor i tregoi kartonin e kuq me shaka kolegut përpara se të vijonte ndeshja.
Edhe pse ky episod nuk ishte parë më parë, arbitri fitoi duartrokitjet e publikut kur u rikthye në fushë.