Samiti i Berlinit përfundoi pa gjetur një zgjidhje për konfliktin Serbi-Kosovë.
Dë shkruan se Merkel dhe Macron nuk donin të impononin një zgjidhje, ndërkohë që për delegacioni e Kosovës kishte qenë zhgënjyes këmbëngulja e Francës për të mos i liberalizuar vizat Kosovës.
“Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”, tha presidenti Thaçi para gazetarëve në lidhje me këtë qëndrim.
Dë raporton se presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.
Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.