MENU
klinika

Deklarata

Rama e nis ditën në “QS”: Tek UBT kemi marrë vetëm një cep të…

11.04.2019 - 10:06

Që në nisje të mëngjesit të sotëm, kryeministri Rama ka inspektuar punimet në tre godina që kanë përfunduar në Qytetin Studenti.

Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij në takim, Rama tha se në mandatin tjetër të Bashkisë Tiranë, do të nisë ndërtimi i kampusit.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë viteve të qeverisjes së PD-së është abuzuar me kthimin e pronave në këtë zonë dhe me privatizimin e godinave.

Kemi problem rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë janë të abuzuara nga kohët e mëparshme me kthimin e pronave që nuk duhet të kishin ndodhur dhe janë bërë në shkelje të ligjeve. Në mjediset shkollore edhe ligji e ndalonte kthimin e pronës. Janë bërë abuzime të mëdha me godinat, që i takojnë Qytet Studentit dhe janë privatizuar.

kolana e librave

Gjë që lidhet me funksionim e të gjithë projektit. Po përgatisim inventarin. Projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, rekreative, apo akademike është duke u zhvilluar. Deri në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë ndërtuar me këtë standard. Me fillimin e mandatit të ri të bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin, investim goxha i madh, por do të bëhet, ashtu sikur do të fillojmë në fund të këtij viti investimet për laboratorët”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Veliaj tha se:

“Situata te Bujqësori është nga problematikat për nga zhvillimi. Është mes Kamzës dhe Tiranës. Ne kemi marrë një cep të asaj fushës për të bërë shkollën. Nëse e duan me mur apo ndarje në vete jemi gati ta bëjmë. Por ai komunitet prej vitesh lëngonte për një shkollë. Toka i është shpronësuar privatit. Kjo është politike. Sot kanë një mbledhje Senati dhe besoj se i kanë thirrur mendjen. Autorët e planit të vjetër vetë kanë firmosur që aty të kishte pallate”, tha Veliaj.