Milot Rashica vijon të magjepsë me formën e shkëlqyer në Gjermani, tek Werder Bremen.
Mesfushori kosovar ishte protagonist absolut i ekipit gjerman në ndeshjen e djeshme ndaj Bayernit, edhe pse Werder humbi me shifrat 2-3. .
Rashica në minutën e 75′ shënoi një super gol, ku pas një topi të marrë në mesfushë depërtoi në zonën e bavarezëve dhe me një goditje në cepin e portës barazoi përkohësisht shifrat në 2-2.
Golin e parë për Werder e realizoi japonezi Osako ku Rashica ishte sërisht protagonist me një asist perfekt.
Edhe pse ishte një ndeshje e vështirë ku përballë ishte një ndër ekipet më të mira në botë, 22-vjeçari tregoi më së miri aftësitë e tij, duke u konfirmuar si një nga talentet më të mirë për momentin.
Pavarsisht performacës të Rashicës, në fund festa ishte për skuadrën e Kovaç, që falë dygolëshit të Lewandwoskit dhe finalizimit të Muller kaluan më tej.
Në finale të Kupës së Gjermanisë, ekipi bavarez do të ‘përplasë brirët’ në Berlin me Red Bull Leipzig për fitimin e trofeut.