MENU

Arben Ahmetaj apel BSH-së

Sejko: Një situatë destabilizimi ndikon në investimet e huaja

23.04.2019 - 13:09

Guverntatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko prezantoi në Komisionin e Ekonomisë raportin e BSH-së për vitin 2018.

Ai tha se viti që lamë pas ka qenë një vit i suksesshëm për ekonominë shqiptare, ndërsa tregoi se elementët e treguesit të sistemit bankar kanë kontriubuuar në mënyrë të shëndetshme në ekonomi.

Pyetjes së deputetes Evis Kushi, lidhur me protestat që po zhvillon prej kohësh opozita e bashkuar dhe ndikimin e saj në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, Sejko tha se një situatë destabilizimi do të ndikonte në investimet e huaja direkte.

Në analizat tona një situatë destabilizimi do të ndikonte në investimet e huaja direkte po ashtu dhe konsumi do të ishte i ndikuar pasi dhe ai është sensitiv. Praktikisht nga vrojtimet që kemi bërë, ne nuk kemi një perceptim thellësisht negativ. Situata politike është destabilizuar në shumë vende të eurozonës.”, u shpreh Guverantori Sejko.

Guvernatori pohoi se Banka që ai dejton ka përmbushur me rigorozitet të gjitha këshillat e Kuvendit të Republikës.

sejko-konica.al
sejko-konica.al

Rezultati i punës në Bankën e Shqipërisë ka treguar progres. BSH konstaton se 2018 ishte vit progresi për ekonominë shqiptare.

Treguesit e shëndetit bankar treguan progres. Gjatë 2018, BSH-ja ka ndjekur një strategji për rritjen e ekonomisë, ka forcuar kuadrin politik dhe operacional të sistemit bankar duke u kujdesur në konsolidimin e tij.

BSH-ja ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Kuvendit”, tha Sejko.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se Bankës së Shqipërisë dhe të gjitha institucioneve të tjera iu duhet më shumë punë për të ndërgjegjësuar qytetarët për paranë elektronike apo siç njihet ndryshe në terminologji si “kriptomonedha”.

Këtë deklarim Ahmetaj e bëri gjatë mbledhjes në Komisionit e Ekonomisë dhe Finacave, ku Guvernatori Gent Sejko prezantoi raportin dhe punën e bankës gjatë vitit 2018.

Kriptomonedha është një realitet global dhe është detyrë e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera për edukim të qytetarëve”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi në Bukuresht

Sejko: Borxhi privat nën kontroll

Alarmi për kredinë

Sejko “fshikullon” bankat