MENU
klinika

Të dhënat nga EUROSTAT

Shqiptarët “rropaten” në punë, por nuk paguhen

08.04.2019 - 14:56

Sipas disa të dhënave të bëra publike nga instituti evropian i statistikave (EUROSTAT), bëhet me dije se në 2016, mesatarisht punonjësit me orar të plotë në BE punuan rreth 38 orë në javë.

Në të gjithë vendet anëtare të BE-së, numri mesatar i orëve të paguara për punonjësit me orar të plotë varionte nga 40 orë në javë, në Slloveni, Kroaci, Hungari, Çeki, Qipro, Maltë dhe Austri, deri në 35 orë në javë në Francë.

Ndërkohë në Shqipëri, punonjësit shqiptarë kanë ndër pagat më të ulëta në Evropë.

Edhe pse ata paguhen më pak se të gjitha vendet e BE-së, punojnë me orë shumë më të gjata se homologët e tyre në vendet e evropës.

Të dhënat e INSTAT për punonjësit shqiptarë:

-Orët mesatare të paguara në vit janë 41.7 (4 orë më shumë se mesatarja evropiane
-Për gjithë vitin punonjësit shqiptarë paguhen 2173 orë (197 orë në vit më shumë se evropianët)

Sektorët me orët më të gjata në Shqipëri:

-Industria nxjerrëse, 2231 orë të paguara në vit (43 orë në javë)

-Pasuritë e paluajtshme, 2247 orë të paguara në vit

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

-Industria përpunuese, 2222 orë të paguara në vit

Cilët janë më të privilegjuarit në Shqipëri:

-Punonjësit e administratës shtetërore, punojnë me 2105 orë në vit ose 40 orë në javë

Sipas përllogaritjeve të FMN-së, Shqipëria shënon nivelin më të ulët të pagës mesatare mujore në rajon.

Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj.

E matur me fuqinë blerëse, pagat në Shqipëri janë rreth 25% e pagës mesatare në Austri.

Të gjitha vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria.

Ndërsa Banka Botërore raportoi se ndër 10 vende të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është i vetmi vend që shënon ulje të pagës reale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Punojnë, por nuk marrin rrogë"

INSTAT: Sa % e shqiptarëve paguhen pa para?