MENU

Kalon 40 milion klikime

Tayna nuk ndalet, “Columbiana” kap rekord klikimesh

24.04.2019 - 10:46

Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala u bë shumë e njohur dhe dashur për të gjithë pasi solli këngën ‘Columbiana’ në bashkëpunim me reperin Don Phenom.

Pak këtij projekti, suksesi i saj nuk u ndal më dhe Tayna hyri fuqishëm në tregun e muzikës.

Me anë të një postimi në Instastory, ajo ka zbuluar se suksesi i saj ka kaluar 40 milionë klikime në Youtube.

Gjë kjo e cila flet për suksesin e radhës për reperen shqiptare, e cila cdo projekt të ri e kthen në hit në pak kohë.

Që prej qershorit të kaluar, ajo ka publikuar 7 këngë të tjera dhe ka mbajtur koncerte në shumë vende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN