MENU

Aktive dhe atraktive përmes fotosh

Tayna thotë se është “Versioni femër i Don Zhuanit”

13.04.2019 - 14:26

Artistja rrep Tayna vazhdon të mbetet një nga personazhet më të përfolur në media dhe rrjetet sociale.

Ajo është aktive çdo ditë në llogarinë e saj personale në Instagram, duke publikuar për fansat fotografi të ndryshme.

Së fundmi, Tayna ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në Instagram, duke vënë në pah linjat e saj.

Ajo që bie në sy është mbishkrimi i fotografisë, në të cilin Tayna ka shkruar se është “versioni femër i Don Zhuanit”.

Termi “donzhuan” i referohet një burri ose djali të dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve, që u vjen rrotull grave dhe që përpiqet t’u pëlqejë atyre, t’i mashtrojë e t’i shtjerë në dorë me çdo mënyrë.

Të gjithë po mendojnë sa i shkon përshtat ky rol Taynës.

Kënga e fundit nga Tayna mbetet “Kce”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj e pas saj asnjë publikim tjetër