Ka ende shpresë për Vllazninë në basketboll për meshkuj, teksa pas fitores 82-68 ndaj Tiranës, beson te mbijetesa në elitën e basketbollit shqiptar.
Ndeshja e parafundit e kampionatit të rregullt, në Shkodër, është dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra vendase, që mori një fitore me shumë vlera, pasi e largon nga vendi i fundit.
Gjithsesi, gjithçka për sa i përket ekipit që do të bjerë në Kategorinë e Parë do të vendoset të shtunën, në javën e 20-të.
Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 19-të
Partizani – Goga Basket 79-90
E hënë, 8 prill
Vllaznia – Tirana 82-68
E mërkurë, 10 prill
Teuta – Kamza Basket, ora 18:00 (Durrës)
Renditja: Goga Basket 36 pikë (17/2), Teuta 31 pikë (13/5), Partizani 29 pikë (10/9), Tirana 26 pikë (8/11), Vllaznia 23 pikë (4/15), Kamza Basket 22 pikë (4/14).