MENU
klinika

NBA

Warriors dhe Bucks “vulosin” vendet e para

08.04.2019 - 11:28

Teksa sezonit të rregullt po I vjen fundit, tashmë nuk ka asnjë dyshim për vendet e para në Konferencat përkatëse. Golden State blindon vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me një fitore të thellë ndaj Los Angeles Clippers në Oracle Arena.

Kampionët në fuqi të NBA triumfuan me shifrat e thella 131-104 dhe, falë humbjes së Denver Nuggets në transfertën ndaj Portland Trail Blazzers, siguruan edhe matematikisht kreun në Perëndim.

Ishte një sfidë pa shumë histori ajo që u zhvillua në Oakland me Stephen Curry-n që ishte pikëshënuesi më i mirë i takimit me 27 pikë ndërsa dyshja tjetër Durant-Thompson u mjafutuan me 28 pikë së bashku.

Clippers ndërkohë me këtë disfatë humbi një mundësi të shkëlqyer të evitonte një përballje të mundshme me Golden State që në raundin e parë të play-off, pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 8-të.

Skuadra që do të ketë në favorin e parketit në të gjitha ndeshjet e fazës play-off është Milwaukee Bucks, që edhe pse e ka siguruar vendin e parë në Konferencën e Lindjes, por edhe petkun e skuadrës më të mirë të sezonit të rregullt, vazhdon të fitojë.

Atlanta Hawks ishte viktima e rradhës për formacionin nga Winconsin, me Atlantan që triumfoi me rezultatin 115-107. Greku Giannis Antetokuonmpo me 30 pikë 3 asiste e 9 rebound ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks.

Tashmë që ka mbetur jashtë fazës play off dhe është pa mbretin James që është lënë jashtë për këto ndeshje të fundit, për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim të mundshëm, vazhdon të fitojë Los Angeles Lakers, që mori një fitore ndaj Utah Jazz 113-109.