MENU

Deklarata

Zaev: Nuk u kam asnjë borxh shqiptarëve!

16.04.2019 - 10:02

I ftuar në emisionin Click Plus në Tv21, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaeve tha se nuk u ka asnjë borxh shqiptarëve.

Ai theksoi se ka si detyrim vetëm ti trajtojë të gjithë njësoj me qytetarët maqedonas.

Ai ka theksuar se është politikani më popullor tek shqiptarët dhe komunitetet e tjera dhe se kjo dëshmohet në të gjitha anketat.

Zaev tha se krenohet me këtë dhe se e thotë hapur, sepse vazhdon rrugëtimin për një shoqëri të barabartë për të gjithë.

Kryeministri maqedonas foli edhe për zgjedhjet presidenciale, duke u shprehur se kandidati i tyre për president, Stevo Pendarovski, përfaqëson të gjithë qytetarët, pa dallime etnike.

Sipas tij, opsioni i tyre është opsioni i së ardhmes së vendit, duke qenë pjesë e NATO dhe BE-së.

“Nuk ju kam asnjë borxh shqiptarëve, pse tu kem borxh. U kam borxh vetëm të vazhdoj me politikën e ndershme të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike “, tha Zaev.