MENU

U arratis nga burgu i Trikallas me...

Zbulohet identiteti i bashkëpunëtorit të Muratajt në grabitjen e Rinasit

19.04.2019 - 13:17

Klement Çala, 31 vjeç mësohet se është bashkëpunëtori i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Çala nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është shpallur në kërkim në 2017-tën, sëbashku me Admir Muratajn.

Të dy ata u shpallën në kërkim si të dyshuar për grabitjen e autoblindave në Qaf-Kashar që po shkonin drejtë Rinasit më 9 shkurt.

Klement Cala
Klement Cala

Ndërkohë Klement Çala, ka qenë më parë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.

Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri.

Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.