MENU
klinika

Detajet

Zyrtari i SHBA ‘zbarkon’ në PD, takim ‘kokë më kokë’ me Bashën

09.04.2019 - 14:18

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ka mbërritur në zyrën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Rreth orës 13:50 ka nisur një takim mes Palmer hdhe Bashës në selinë blu.

Kujtojmë që gjatë takimit me gazetarët, Palmer dha një mesazh të qartë për opozitën.

Ai tha se qeveria shqiptare është legjitime dhe se të gjitha partitë politike duhet të hynin në zgjedhjet e 30 qershorit.

Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik.

Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet”, tha Palmer në takimin me gazetarët.