Atalanta ka triumfuar në derbin e shqiptarëve duke mposhtur Lazion në shtëpi me rezultatin 3-1.
Të besuarit e Gasperinit hodhën një hap vendimtar drejt rrugës që të çon në Champions League. Në këtë sfidë, Berat Gjimshiti dhe Thomas Strakosha luanin titullarë për ekipet e tyre ndërsa Etrit Berisha ngrohu sërisht stolin.
Ishte Lazio që e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar me Parolon që në minutën e 3-të pas një përgjumje nga mbrojtja e Atalantës.
Kundërpërgjigjia e zikaltërve erdhi në minutën e 22′, ku Duvan Zapata shënoi golin e 22-të këtë sezon duke rikthyer barzpeshën e ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll në barazim ndërsa e dyta foli totalisht për vizitorët. Në minutën e 58’ Gomez rrëmbeu një top nga mbrojtja e Atalantës dhe pas vështirësive për të shënuar vetë e dhuroi topin në zonë ku Castagne me një goditje perfekte, kaloi në avantazh zikaltërit.
Por Atalanta nuk u ndal me kaq, sepse në minutën e 76’ pas një goditjeje nga këndi, Berat Gjimshiti kërceu më shumë nga të gjithë dhe shënoi me kokë ndaj bashkëkombasit të tij, Thomas Strakosha.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3 ku Atalanta e Gjimshitit dhe Berishës po i afrohet kualifikimit historic në Champions, ndërsa Lazio e Strakoshës duket se ka humbur çdo shpresë për këtë objektiv.