MENU
klinika

Arsyeja përse nuk përgjigjem

Bebe Rexha: Nuk mund ta mposhtni urrejtjen me urrejtje

30.05.2019 - 15:49

Bebe Rexha ka ndaluar t’u përgjigjet ngacmimeve të njerëzve në rrjetet sociale sepse sipas saj “nuk mund ta mposhtni urrejtjen me urrejtje”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tha se kishte marrë një hap prapa në lidhje me këtë pasi “ngacmimi nganjëherë mund të ndikojë pak më shumë”.

Ajo tha për Associated Press se ishte vënë në shënjestër nga njerëzit të cilët e kritikuan atë për peshën e saj ose për çështjet rreth LGBT-së.

Bebe Rexha ka ndaluar t’u përgjigjet ngacmimeve të njerëzve në rrjetet sociale sepse sipas saj “nuk mund ta mposhtni urrejtjen me urrejtje”.

Këngëtarja dhe kompozitorja, e cila është biseksuale, i ka bërë thirrje fansave t’a “injorojnë atë” dhe të largohen nga rrjetet sociale si Instagram dhe Twitter.

Ajo thotë “Jam duke menduar, duke mësuar. Në fillim unë u përgjigja shumë. Tani e kam kuptuar se nuk mund ta mposhtësh urrejtjen me urrejtje. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është t’i injoroni këta njerëz edhe pse është shumë e vështirë.

 

View this post on Instagram

 

FRIDAY 5/31 @thechainsmokers

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ndërkohë  këngëtarja sot pritet të lançojë këngën e re në bashkëpunim me grupin “The Chainsmokers”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!