MENU
klinika

"Unë mendoj se..."

Bebe Rexha: Shqiptarët nuk e mbështesin njëri-tjetrin

11.05.2019 - 14:42

Bebe Rexha ka treguar shpesh se është shumë krenare për origjinën e saj dhe nuk ka lënë rast pa e thënë këtë gjë. Pavarësisht se është rritur në Amerikë ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur me përpikmëri traditat shqiptare.

Së fundmi ajo u ka bërë një kritikë publike gjithë shqiptarëve dhe mund të themi se Bebe ka plotësisht të drejtë.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat dëgjohet teksa thotë: “Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit.

Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija. Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë.

Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”.

Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë që e mbështesin dhe ndjehen krenare për të.

“Nuk po them se asnjë nuk mbështet, sepse unë i shoh njerëzit, kam fansa dhe miq shqiptarë që më duan mua dhe më mbështesin dhe më thonë që janë krenarë. Por thjesht dhemb kur shikon njerëzit e tu që thonë gjëra të këqija për ty”, është shprehur këngëtarja.

Në fakt Bebe nuk është e para që e thotë këtë gjë, sepse dhe shumë artistë të tjerë e kanë konstatuar si një të metë tek shqiptarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!