MENU
klinika

Deklarata

Berlini pa koordinim me SHBA? Thaçi: Jam i tmerruar!

09.05.2019 - 13:02

Pas samitit të Brdo-Brijunit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ishte i tmerruar nga fakti se Berlini nuk kishte koordinim me SHBA-në.

Gjithashtu Thaçi tha për mediat se taksa e Kosovës ndaj Serbisë mbetet në fuqi dhe se në samitin e Berlinit kishte kërkuar liberalizim vizash.

“Dialogu me Serbinë të vazhdojë pa asnjë presioni. Taksa me Serbinë mbetet në fuqi. Duhet të punojmë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Për samitin e Berlinit nuk kishte koordinim me Uashingtonin. Për samitin e Parisit duhet të ketë edhe një koordinim me Uashingtonin.

Dje pata takim me kryeministrin Rama dhe diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në samit kërkova liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë e papranueshme dhe nuk mund të ndodhë. Taksa me Serbinë ishte një vendim i ligjshëm dhe do mbetet në fuqi.

I tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kaneë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me Uashingtonin.

Pa rolin e Uashingtonit nuk mund te ketë dialog dhe as marrëveshje”, deklaroi Thaçi.