MENU
klinika

"Demat" shpërthejnë shampanjën

Derbi është i kuq/ Partizani kampion i Shqipërisë!

12.05.2019 - 18:52

Partizani është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë.

Demat e kuq triumfuan 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, duke vulosur përfundimisht çështjen e titullit.

Ishte ekipi i Skënder Gegës që zhbllokoi rezultatin në minutën e 30’ me Cinarin.

10 minuta më vonë Greca barazoi për Tiranën duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë, Cinari u shndërrua në protagonistin absolut të ndeshjes duke shënuar sërisht në minutën e 72’, gol që kaloi sërisht në avantazh Demat.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe festa ishte e gjitha për Partizanin që shpallet kampion pas plot 26 vitesh pritje.

Nga ana tjetër, Tirana pas kësaj humbje, duket se i ka përkeqësuar edhe më shumë pozitat e saj në Kategorinë Superiore

Bardheblutë duhet të marrin me patjetër rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme ndaj Kastriotit, sepse në të kundërt, do ta shohin veten në Kategorinë e Parë.