MENU
klinika

Toka e premtuar? (foto)

Emigranti që shpiku blicin nga varfëria e periferive

13.05.2019 - 18:20

   Pamjet e emigrantëve të pashpresë, strukur në një qoshe, nuk i përkasin vetëm shekullit të fundit. Kur, tashmë është Evropa vendi aspirant për shumë emigrantë, pak e dinë se në shekullin 19-të, shumë evropianë e kaluan oqeanin për në “tokën e premtuar”.

 

Gjendja e tyre nuk ishte aspak e mirë dhe shumë nuk ia kishin dalë të përballeshin me atë realitet të hidhur. Por, për ata që ia dolën mbanë, ekzistojnë dëshmi fotografike të kohëve të vështira. Këto fotografi, sollën një prej reformave më të mëdha sociale të shekullit të 19-të.

 

 

Jackob Riis, një emigrant nga Danimarka, mbërriti në Nju Jork me vetëm, 40 dollarë në xhep. Më vonë, pasi realizoi ‘ëndrrën amerikane’ dhe u bë fotograf për “New York Tribune”, atij iu kërkua të bënte një foto-reportazh në zonën lindore të Nju Jorkut, lagje me emigrantë të varfër.

 

 

   Kështu, ai fotografoi realitetin e këtyre emigrantëve të varfër, një realitet krejt i panjohur për njujorkezët e lagjeve të pasura. Në zonat ku ai hynte për të bërë fotografitë, kishte shumë pak dritë dhe kështu, ai përdori për herë të parë blicin, që vazhdon të përdoret edhe sot. Pra, ky është Nju Jorku i viteve 1890: