Skuadra kampione e Golden State nuk do të ketë në dispozicion Kevin Durant për finalen e parë play off ndaj Toronto.
Ndeshja do të luhet më 30 maj në Kanada, ndërsa në dyshim është edhe basketbollisti DeMarcus Cousins.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Warriors, Steve Kerr.
“Durant nuk do të jetë. Ky është një lajm jo i mirë, pasi ai është pjesë e rëndësishme e grupit. Në dyshim është edhe Cousins, çështjen e tij do ta monitorojmë deri në momentin e fundit”, u shpreh Kerr.
Dy ndeshjet e para finale play off do të luhen në fushën e Toronto, që ka avantazhin fushë në këto finale. Ndërkohë, Durant nuk luan prej dy javësh për shkak të një dëmtimi.
Basketbollisti amerikan mungoi në 4 ndeshjet finale të Perëndimit, ku Warriors mposhtën Portland në finale.