MENU
klinika

Thirrja e Tsipras

Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme

27.05.2019 - 10:24

Pas rezultateve zhgënjyese të partisë së tij në zgjedhjet europiane, kryeministri grek Alexis Tsipras ka dalë me thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Partia e tij në zgjedhjet për në PE mori vetëm 23.94% të votave.

Ndërkohë partia më e madhe opozitare në Greqi ‘Demokracia e Re’ mori 33.28% të votave.

Pesë kanale televizive kanë raportuar rezultatin që nga mbyllja e kutive të votimit në orën 19:00 të orës lokale, duke vlerësuar se Demokracia e Re parashikohet të fitojë 32.5-34.5 për qind të votave, krahasuar me 24-26 për qind të votave për të majtën Syriza.

kolana e librave

Kujtojmë që gjatë mbylljes së fushatës të premten, kryeministri Tsipras tha se ai do të thërriste votime të parakoshme nëse partia e tij dhe politikat e saj do të refuzoheshin në kutitë e votimit.

Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.