MENU
klinika

Transferimi tek Real Madrid

Hazard thyen heshtjen: E kam marrë vendimin tim!

13.05.2019 - 20:55

Eden Hazard duket se është gjithnjë e më pranë Realit të Madridit.

Futbollisti belg i Chelsea, pas mbylljes së kampionatit në Angli ka deklaruar se tashmë e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen, e se për këtë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit.

“Vendimi është marrë tashmë. Unë do të doja që të ishte ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi.

Gjithsesi jam ende në pritje. E mora vendimin, por jo gjithçka është nën kontrollin tim.

Përpara dy javësh iu bëra të ditur drejtuesve të klubit atë çfarë dëshiroj”, tha Hazard.

Hazard nuk e përmendi Realin, por la të kuptohej se tashmë aventura e tij te Chelsea po shkon drejt përfundimit, teksa është në pritje të 29 majit, kur “blutë” e Londrës do të luajnë finalen e Europa League kundër Arsenalit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN