MENU
klinika

Finalja e Champions League

Klopp para ndeshjes: Nëse shikojmë klasifikimin…

31.05.2019 - 21:16

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për “Sky Sport” në prag të finales së Champions League.

Gjermani është shprehur se ndeshjet ndaj “Spurs” kanë qenë gjithmon interesante.

“Nëse shikojmë klasifikimin në kampionat, mund të mendojmë se jemi në avantazh. Gjithsesi, përballjet direkte me Tottenham-in kanë qenë gjithmonë të bukura, të dyja janë mbyllur 2-1.

Mendoj se nuk është e rëndësishme të thuhet para ndeshjes se kush është favorit, kjo duhet treguar në fushë. Sigurisht, përballjet me skuadrat angleze nuk janë një gjë e re për ne.

Por kualifikimi në finale është një gjë e jashtëzakonshme. Duhet të jemi të lumtur për futbollin anglez. Jam i lumtur edhe për Maurizio Sarri-n, që ka fituar Europa League. Në finalen e Champions-it kemi dy skuadra që kanë potencial dhe karakter”, përfundoi Klopp.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Reds" shembin Barçën

Liverpool i rikthimeve të çmendura