MENU

Hetimet

Kosovë, digjet makina e zv.ministrit serb

17.05.2019 - 11:24

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit në Kosovë.

Policia e Kosovës konfirmon se makina është në pronësi të Zëvendësministrit të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç.

Mbrëmë në orën 2 e 42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volkswagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviç, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik , i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviç, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ai ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.