MENU
klinika

"Pyes veten si do të kishte qenë..."

Kylie Minogue: Sëmundja më privoi nga mëmësia

06.05.2019 - 11:18

Kylie Minogue ka rrëfyer se si diagnostikimi me kancer gjiri në 2005, i hoqi përgjithmonë mundësinë për tu bërë nënë.

Artistja, e cila tani është 50 vjeç, rrëfeu se filloi të trajtohej për të mposhtur kancerin kur sapo kishte mbushur 36 vjeç.

Në atë moshë, të pasurit një fëmijë nuk ishte në planet e saj, por megjithatë sëmundja ndryshoi gjithçka përfshi edhe shpresat për të ardhmen.

Për “Sunday Times” ajo citoi “Në atë kohë unë mendoja se isha në moshën kur ishte tepër vonë. Por edhe pse nuk ishte në planet e mia, pas diagnostikimit gjithçka ndryshoi.

Nuk dua ta mendoj shumë, por e vras mendjen se si do të kishte qenë nëse do isha bërë nënë”.

Këngëtarja australiane radhitet midis këngëtareve më joshëse midis shumë emrave të muzikës botërore.