MENU
klinika

Nuk do ta besoni arsyen!

Marilyn Monroe u vra nga CIA

28.05.2019 - 13:21

Marilyn Monroe u vra nga CIA, ajo dinte më shumë se ç’duhej mbi alienët.

Sipas një gjuetari UFO-sh, Marilyn Monroe është vrarë nga autoritetet e CIA-s, që ajo të mos zbulonte të vërtetën në lidhje me incidentin e Roswell.

Aktorja dhe modelja Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 5 gusht 1962. Monroe u raportua se ndërroi jetë nga një mbidozë.

Por pas vdekjes së saj nisën të ngriheshin hipoteza se ikona e filmit është vrarë.

Në dokumentarin “Uncknowledged”, Steven Greer pretendoi se i është dhënë një përgjim telefonik midis Marilyn dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kennedy, që daton vetëm dy ditë para vdekjes së saj.

Mendohet se ata të dy ishin të përfshirë në lidhje dhe drejtues të qeverisë kërkonin të kishin në dorë telefonin e aktores, për t’u siguruar se ajo nuk do të nxirrte asnjë sekret.

Sipas të dhënave në vitin 1947 në Roswell ushtria e Shteteve të Bashkuara mbodhi mbetjet e një anije kozmike jo tokësore së bashku me “personat” e gjendur në atë anije dhe më pas mbuluan gjithçka.

Incidenti Roswell është një prej mbulimeve më të mëdha në histori.