MENU
klinika

Play Off

NBA/ Bucks triumfon bindshëm ndaj Raptors

18.05.2019 - 16:26

Milwaukee Bucks thelloi avantazhin ndaj Toronto Raptors, duke fituar edhe sfidën e dytë mes tyre.

Në “Fiserv Forum”, vendasit triumfuan me rezultatin 125-103.

Të udhëhequr nga greku Antetokounmpo, i cili realizoi 30 pikë, 5 asiste dhe 17 rikuperime, Bucks dominuan bindshëm që në fraksionin e parë, të cilin e fituan me rezultatin e thellë 35-21.

konica sportkonica sport mobile

MILWAUKEE (Photo by Mike McGinnis/Getty Images)

Mjaft e mirë ishte performanca e vendasve edhe në fraksionin e dytë dhe të katërt, ndërsa miqtë nga Kanadaja u zgjuan vetën në pjesën e tretë, por kjo nuk mjaftoi që të shmangnin humbjen.

Bucks shfrytëzuan maksimalisht faktin që dy sfidat e para i patën në shtëpi, për të marrë revanshin 2-0 në këtë gjysmëfinale, ndërsa Raptors do të presin dy sfidat e radhës në “Nova Scotia Bank” të Torontos, për të synuar kthimin e situatës në favor.

Kawhi Leonard, spikati edhe mbrëmjen e djeshme duke qenë më i miri në fushë për kanadezët me 31 pikë, dy asiste dhe 8 topa të rikuperuar.