MENU
klinika

Shkëlqen Leonard

NBA/ Toronto e nis me ‘këmbën e mbarë’!

31.05.2019 - 18:39

Toronto Raptors arriti të marrë një fitore të madhe 118-109 ndaj Golden State në ndeshjen e parë të serisë finale të NBA.

Kanadezët e nisën me këmbën e mbarë ndaj ekipit që ka dominuar në basketbollin amerikan në vitet e fundit.

Në “Scotiabank Arena”, skuadra e drejtuar nga Nick Nurse zhvilloi një ndeshje shumë të kujdesshme, duke qëndruar thuasje gjatë gjithë kohës në avantazh, edhe pse nuk krijonte një shkëputje të ndjeshme.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, tabela elektronike shënonte 40-41, megjithatë reagimi i Raptors ishte i shpejtë, me periodën e dytë që u mbyll me +10 pikë, 59-49.

Gjatë pjesës së dytë Toronto nuk u dha mundësi kampionëve në fuqi të NBA të përbysnin shifrat, duke triumfuar në fund me 9 pikë diferencë.

Stephen Curry rezultoi basketbollisti më statistikat më të mira: 34 pikë, 5 asiste dhe 5 rikuperime, por në këtë përballje të parë finale morën më shumë vlerë 32 pikët, 5 asistet dhe 8 rikuperimet e Siakam, ndërsa Kawhi Leonard dha ndihmën e tij me 23 pikë.

Tek Warriors u ndje së tepërmi mungesa e Kevin Durant, që vazhdon të qëndrojë në infermieri për arsye dëmtimi.