MENU
klinika

"Ndihmë, një person..."

Kroçera ngre alarmin, ndërhyn Kapiteneria e Vlorës

30.05.2019 - 08:50

Kroçera me emrin “Costa Victoria”, e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburunit ka kërkuar asistencë mjekësore, pasi kishte një të sëmurë në bord.

Menjëherë pas thirrjes është përgjigjur kapiteneria e Vlorës, e cila rreth orës 21:15 të mbrëmjes së kaluar ka njoftuar ambulancën e qytetit dhe policinë kufitare.

Kroçera mori udhëzim të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e duhur.

Pas kësaj rreth orës 23:00 personi i sëmurë u dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës.