MENU

Flet Ceferin

Ndryshimet në Champions, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

13.05.2019 - 20:58

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur  për të ardhmen e kompeticionit më të rëndësishëm në arenën botërore për klubet, Champions League.

“Kemi kompeticionin më të mirë në botë prej shumë kohësh. Për momentin nuk e dimë kur dhe nëse do të aplikohen modifikime.

Kështu që ata të cilët kritikojnë çdo ditë, duhet të nisin të kujdesen për futbollin në vendet e tyre. Jam i sigurtë se nuk ka asgjë për të kritikuar”, deklaroi Ceferin.

“Për të ardhmen, sapo kemi dakordësuar të vazhdojmë një tjetër cikël të kompeticionit europian 2021-2024 pa ndryshuar asgjë.

Gjithsesi UEFA është një organizatë shumë dinamike dhe duhet të eksplorojë gjithmonë nëse dhe si mund të përmirësohen kompeticionet tona futbollistike”, vijoi presidenti i UEFA-s.

“Në mënyrë konstante mendojmë të përmirësohemi. Motivi për të cilin je më i miri nuk nënkupton detyrimisht se nuk mund të përmirësohesh.

Për momentin nuk kemi propozuar ende ndryshime, por kemi nisur tashmë të konsultohemi dhe të ndajmë idetë”, përfundoi presidenti Ceferin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN