MENU
klinika

“Once Upon Time in Hollywood”

Një film nga Quentin Tarantino në festivalin e Kanës

22.05.2019 - 10:37

Filmi më i fundit i regjisorit amerikan, Quentin Tarantino, “Njëherë në Hollywood”, do të japë premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, 25 vjet pas premierës së “Pulp Fiction”.

Në prag të premierës të Quentin Tarantino “Once Upon Time in Hollywood”, historia e së cilës u zhvillua në Los Angeles në vitin 1969, regjisori kërkoi nga audienca në Festivalin e Filmit të Kanës që e ka parë filmin 25 vjet më parë të mos ua ndërrojë mendjen të tjerëve që dëshirojnë ta shikojnë filmin e sotëm.

Filmi do të shfaqet në kuadër të programit të konkurrencës së festivalit gjersa në kinematë botërore do të mund ta shohim përgjatë muajit korrik.

Artisti theksojmë se fitoi Palmën e Artë në Kanë në vitin 1994 dhe pritet që filmi i fundit të zgjoj interesim më të madh në festivalin e këtij viti.

Ndërkohë në rolet kryesore do shohim tre aktorët e mëdhenj hollivudian, Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Once Upon a Time in Hollywood”

DiCaprio dhe Brad Pitt një film i ri bashkë

‘Killers of the Flower Moon’

Ribashkohet Leo DiCaprio dhe Martin Scorsese!